Kronikë

Arrestohet shqiptari në Itali, pjesë e një organizate kriminale

Shkruar nga Liberale

Arrestohet shqiptari në Itali, pjesë e një organizate kriminale

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 21 kg kokainë të fshehur në depo dhe armatim, mes tyre një automatik “Kallashnikov”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, operacioni është realizuar në zonën e Piza.

Shqiptari kishte 21 pako me kokainë, secila me peshë 1 kg. Vlera e drogës shkonte në të paktën 600 mijë euro në çmim shumice.

Bashkë me drogën u sekuestruan edhe disa telefona celularë, që po ekspertohen për t’i dekriptuar. Po hetohet për të zbuluar edhe organizatën në të cilën i arrestuari dyshohet se bënte pjesë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është izoluar në Burgun e “Don Bosco”, në pritje të veprimeve të tjera hetimore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH