Suela Saliaj është shqiptarja që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Renato Muhaj në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
32-vjeçarja me profesion bankiere, në sektorin e shërbimit të klientit, u ekzekutua nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e djeshme, thanë autoritetet policore në SHBA.
Gruaja u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërsa ish-burri i saj 34 vjeç rrëmbeu vajzën e tyre dhe tentoi të arratisej por më vonë u arrestua nga oficerët.
Suela Saliaj jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit, si dhe vëllai i saj. Prej disa vitesh e ndjera kishte eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.