Kronikë

Kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari turk

Shkruar nga Liberale

Kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri për t’i shitur në

Një shtetas turk është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit “Gold”.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri për t’i shitur në Shqipëri.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 maji”, u gjetën 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen nga shtetasi S. B..

Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit, automjetin dhe celularin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH