Një 78 vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti në Korçë.
Sipas burimeve, viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.
78 vjeçari dyshohet se kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.