Kronikë

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan sot në Greqi? Dyshohet se janë përfshirë në atentatin ndaj Irakli Davellës

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan sot në Greqi?

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella, ngjarje e ndodhur ngjarje e ndodhur më 15 dhjetor 2024,  ku dhe mbeti i plagosur miku i viktimës, Edi Lolo.

Sipas informacioneve të para, nga gazeta greke Protothema, të arrestuarit janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda.

Arrestimi i tyre është bërë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Dy të dyshuarit janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se të dyshuarit nuk kanë lidhje me viktimat çka i ka bërë hetuesit grekë të dyshojnë se ata janë vrasës me pagesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH