Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit këtë të enjte.
Raportohet se një person ka mbetur i plagosur pas konfliktit me patrullën e policisë.
Mësohet se efektivi i i policisë që ka qenë në patrullë është konfliktuar me një person nga Levani.
Pasi grindja ka agravuar, efektivi i policisë së patrullës, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun.