Kronikë

"E kemi traditë martohemi shpejt"/ 14-vjeçarja solli në jetë një fëmijë, familjarët e çiftit: Po u rrit vajza nuk e marrim

Shkruar nga Liberale

"E kemi traditë martohemi shpejt"/ 14-vjeçarja solli

Një ngjarje është regjistruar në Korçë, ku një 14-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë.

Policia njoftoi se baba i foshnjes është një 21-vjeçar, Dritson Kurti, i cili është vënë në pranga. Lidhur me këtë çështje kanë folur të afërmit e çiftit.

Fidarie Kurti, gjyshja e 21 vjeçarit ëshyë shprehur se e kanë si traditë martesën në moshën 12-13 vjeçare. Ajo shprehet se e kanë për ofendim nëse i marrin nuset në moshë të madhe.

“Ne kurbetët e kemi traditë martohemi shpejt, 12-13 vjeç, tani paskan nxjerrë ligj. Ne e kemi traditë, po u rrit çupa nuk e marrim ne. E kemi ofendim. Ne kërkojmë ndihme për djalin, e morën sepse çupa është e vogël. Unë me pension, ai punonte atje në komunale, tek plehrat. Mban gruan e fëmijët. E ëma i vdiq. Tani të mendoje qeveria,çfarë janë këto ligje? Tani kanë dalë? Ne kemi vite martohemi të vegjël. Tani nxorën ligje qeveria? Tek kurbetët do futet qeveria? Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë. Nuk i marrim të mëdha, e kemi për ofendim po qe e madhe “, tha ajo.

Gjithashtu edhe Shpëtim Jonuzi, babai i minorenes ka thënë se e kanë si traditë martesën në këtë moshë. Ai shprehet se dhëndri dhe vajza e tij janë martuar me dashuri.

“Jane bërë martesa, është bërë me kamala. Ne jemi rom, kështu e kemi. Pse ma morët dhëndrin? Ne i martuam me dashuri me harmoni. E keni marrë kot se koti. Lirojeni një orë e më parë. Kjo është vajza ime. Nuk e mori me zor, e mori me dëshirë. Mos hyjë shteti në punët tona. Lirojeni sa më parë. Të me dëgjojnë. Dua të me lirohet dhëndri, të gëzojë fëmijën”, deklaroi i ati i 14-vjeçares. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH