Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës në Vlorë këtë të enjte.
Janë përfshirë nga flakët dy lokale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve.
Ndërkohë tymi i dendur ka mbuluar zonën, teksa ende nuk dihen shkaqet.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.