Kronikë

Ndërron jetë polici që u përplas nga makina me shpejtësi, në Peshkopi

Shkruar nga Liberale

Ndërron jetë polici që u përplas nga makina me


Efektivi i policisë Veli Gjura ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, ku ishte shtruar pas një aksidenti të rëndë.
Ai u përplas nga një makinë disa ditë më parë, ndërsa po ecte në trotuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale.

Ngjarja tragjike u shënua ditë më parë, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia të qytetit të Peshkopisë. Sipas informacionit zyrtar nga policia, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., i cili po drejtonte një mjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur fillimisht një punonjës policie, e më pas është ndalur mbi një dyqan.

Efektivi i policisë, Veli Gjura, u plagos rëndë në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i automjetit ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po kryhen procedurat ligjore.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH