Kronikë

Deklarata e fortë: SPAK 7 orë kontrolle në banesën e dytë të një kryebashkiaku

Shkruar nga Liberale

Deklarata e fortë: SPAK 7 orë kontrolle në banesën e

Gazetari Henrik Mehmeti teksa foli për arrestimin e kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është shprehur se SPAK ka marrë seriozisht shumë çështje të tjera.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se pak ditë më parë në Vlorë SPAK ka kryer 7 orë kontrolle në shtëpinë e dytë të  një ish-kryebashkiaku.

“SPAK jo vetëm këtë çështje e ka marrë seriozisht , por ka marrë dhe çështje të tjera. Vetëm pak ditë më parë në Vlorë, SPAK ka kryer për gati 6 orë kontrolle në shtëpinë e dytë të një ish-kryetari bashkie. Ka kryer 7 orë kontrolle. Në Vlorë ka shtëpi të dytë”-tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH