Kronikë

Arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim në Tepelenë, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim në

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, është kapur sot në Tepelenë.

Të riut i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim dje, për llogari të DVP Tiranë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ndaloi në Tepelenë, shtetasin G. G., 27 vjeç.

27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Veprimet e mëtejshme procedurale për shtetasin G. G., do të kryhen nga DVP Tiranë”, thuhet në njoftim. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH