Kronikë

Aksidentuan për vdekje 79-vjeçarin në Fier, arrestohen dy persona

Shkruar nga Liberale

Aksidentuan për vdekje 79-vjeçarin në Fier, arrestohen dy

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Suk 1 në Fier.

Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur çoban Festim Gllava.

Ndërkaq, policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve, Qerim dhe Luis Malka.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç.

Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH