Kronikë

"Ajo ishte një budallaçkë"/ Nipi i tij abuzoi sek*sualisht me 16-vjeçaren, flet gjyshi i të riut: Ma mori në qafë djalin...

Shkruar nga Liberale

"Ajo ishte një budallaçkë"/ Nipi i tij abuzoi

Një ngjarje e rëndë në Korçë ka shkaktuar shqetësim dhe tensione pas arrestimit të dy personave për dyshime të abuzimit seksual ndaj një vajze 16-vjeçare. Familjarët e të dyshuarve kanë reaguar ndryshe në lidhje me këtë ngjarje të tronditshme, duke sjellë në pah versione të kundërta të historisë.

Xhaxhai i njërit prej të arrestuarve ka bërë akuza të forta, duke pohuar se nipin e tij e kishte dashur vajzën dhe se nuk kishte shfrytëzuar situatën. Ndërkaq, autoritetet hetimore vijojnë hetimet për të zbardhur të vërtetën në lidhje me këtë rast të ndjeshëm.

“Nipin ma mori në qafë 41-vjeçari Selam Hyka, ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Familjarët kanë shkuar në Leminot të ballafaqohen me nënën e çupës të tërheqë akuzat. Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë.

Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për t’u sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin. Edhe vajza në Leminot është.

Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne s’kemi as lekë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41-vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën njohu dhe djalin me të.

Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi. Nuk më pyeti. Në shtëpi nuk e kishte sjellë asnjëherë, as nuk ja vlente ta sillte, ishte budallaçkë. Se si u ngatërruar ai me të se di. Nipi 26 ajo 15, nuk ja vlente, ja si e ngatërroi. Akuza është shumë e rëndë. Nuk është nipi im për atë punë. Nuk ja vlen me të”, deklaron ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH