Eksportet shqiptare pas dramës së vitit të kaluar kanë bërë kthesë në tre muajt e parë të 2025 duke pësuar rritje. Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,8 % të eksporteve dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,5% të importeve gjithsej
Për muajin Mars 2025 eksportet e mallrave, sipas të dhënave të INSTAT, Instituti i Statistikave, arritën vlerën 35 mld lekë (rreth 350 milionë euro, për konvertimin është marrë vlera e përafërt 1 euro=100 lek) duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4 %, në krahasim me Shkurt 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 74 mld lekë (740 milionë euro), duke u ulur me 1,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 9,3 %, në krahasim me Shkurt 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 39 mld lekë (rreth 390 milion euro), duke u ulur me 6,5 %, krahasuar me Mars 2024 dhe duke u rritur me 14,5 %, në krahasim me Shkurt 2025.
Në tremujorin e parë të vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 mld lekë, duke u rritur me 4,7 %. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 mld lekë, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 102 mld lekë, duke u ulur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Kontribut gjatë muajit Mars 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,9 % ndikuan grupet, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +8,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,2 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje etj.
Gjatë muajit Mars 2025, në uljen e importeve prej 1,4 %, krahasuar me Mars 2024, negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -2,6 pikë përqindje “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,6 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,3 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +0,1 pikë përqindje.
Si tremujor, importet janë ulur me 3,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -4,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,8 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Mars 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2024 janë: Kosova (83,1 %), Greqia (13,2 %), Gjermania (11, 3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (10,2 %), Maqedonia e Veriut (41,2 %), Turqia (0,6 %), etj.
Gjatë tremujorit vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (79 %), Greqia (8,6 %) dhe Gjermania (5,5 %). Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe janë: Italia (13,9 %) , Maqedonia e Veriut (23,7 %) etj.
Në muajin Mars 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (2,8 %), Turqia (19,7 %), Gjermania (12,2 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (25,3 %), Greqia (6,7 %), etj.
Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (0,3 %), Turqia (26,9 %), Gjermania (9,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (29 %), Greqia (6,4 %) dhe Spanja (8,8 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë
Në periudhën 1 mujore, Mars 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,5% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,9 %), Kina (8,5 %), Greqia (7,7 %), Turqia (7,2 %). Shkëmbimet tregtare, për tremujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 58,1 % të gjithë tregtisë.
Në periudhën tre mujore, Janar- Mars 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,7 %), Kina (8,6 %) dhe Greqia (7,9 %).