Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria mes 193 vendesh, cilat shtete kanë standardet më të mira dhe më të këqija të jetesës?

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria mes 193 vendesh, cilat shtete kanë

Një renditje prej 193 vendesh tregon se zhvillimi njerëzor po ngadalësohet pothuajse kudo

Aranit Muraçi

Në kulmin e pandemisë së Covid-19, shumë veta pyetën se kur do të rikuperohej bota. Pesë vjet më vonë, të dhënat tregojnë se Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI), i prodhuar nga OKB-ja, gjurmon progresin në jetëgjatësi, arsim dhe të ardhura. Pas PBB-së , është një nga masat më të përdorura të zhvillimit. Indeksi tregon se, pas dekadash ngushtimi, një hendek midis vendeve në krye dhe në fund të indeksit të zhvillimit është zgjeruar për të katërtin vit radhazi.

Në pesë vendet me indeksin më të lartë janë ato me mirëqenien më të lartë në Europë, kryesisht vendet Skandinave. Vendin e parë e mban Zvicra, ndërsa në pesë vendet me Indeksin e Zhvillimit Njerëzor tepër të lartë, përveç Norvegjisë, Islandës dhe Suedisë është edhe Hong Kongu.

Gjetjet kryesore të raportit për vitin e fundit treguan se 1.1 miliardë nga 6.3 miliardë njerëz në 112 vende jetojnë në varfëri shumëdimensionale.

Gati 40% e 1.1 miliardë të varfërve (455 milionë) jetojnë në vende të ekspozuara ndaj konfliktit të dhunshëm, duke penguar dhe madje duke përmbysur progresin e arritur me mund për të ulur varfërinë. Nga 86 vende me të dhëna të harmonizuara, 76 prej tyre e ulën ndjeshëm varfërinë sipas vlerës së IMT-së në të paktën një periudhë kohore.

Vendet e varfra të Afrikës, Sierre Leone,  Liberia, Republika e Afrikës Qendrore,  Mauritani dhe Eritrea, janë edhe pesë vendet me indeksin më të ulët në botë.

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, ose HDI, është një metrikë e përpiluar nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara dhe përdoret për të përcaktuar “arritjen mesatare të një vendi në tre dimensione themelore të zhvillimit njerëzor: një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, njohuri dhe një standard të mirë jetese".

HDI u lançua për herë të parë në vitin 1990 dhe është publikuar çdo vit që atëherë, me përjashtim të viteve 2012 dhe 2020/21. Ndërsa HDI tenton të ketë një trend rritës global me kalimin e kohës, më shumë se 90% e 191 vendeve të analizuara për raportin HDI 2021/22 pësuan një rënie në HDI-në e përgjithshme në vitin 2020 ose 2021. Këto rënie iu atribuan kryesisht pandemisë COVID-19 dhe efekteve të saj të zgjatura.

Vlera e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të një vendi përcaktohet duke mbledhur rezultatet e vendit në një shumëllojshmëri të gjerë treguesish, përfshirë jetëgjatësinë , shkallën e arsimimit, aksesin e popullsisë rurale në energji elektrike, PBB-në për frymë, eksportet dhe importet, shkallën e vrasjeve, indeksin e varfërisë shumëdimensionale, pabarazinë e të ardhurave, disponueshmërinë e internetit dhe shumë të tjerë. Këta tregues përmblidhen në një numër të vetëm midis 0 dhe 1.0, ku 1.0 është zhvillimi më i lartë i mundshëm njerëzor. HDI ndahet në katër nivele: zhvillim njerëzor shumë i lartë (0.8-1.0), zhvillim njerëzor i lartë (0.7-0.79), zhvillim njerëzor mesatar (0.55-0.70) dhe zhvillim njerëzor i ulët (nën 0.55).

Shqipëria, me koeficientin 0.789 futet te vendet me indeks të lartë dhe mund të krahasohet me vendet e rajonit si Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Por Mali i Zi dhe Serbia ndodhet në vendet me indeks “shumë të lartë”, aty ku ndodhet vendet e zhvilluara dhe me standard të lartë jetese, të BE-së ose të vendeve perëndimore. “The Economist” i ka dedikuar një analizë këtij indeksi dhe vëren se pas pandemisë janë bërë pak përmirësime në botë, ndërsa shumica e vendeve kanë një përkeqësim të indeksit.    

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH