Sulmi i MAGA-s ndaj shkencës është një akt i vetëlëndimit të rëndë. Amerika do ta paguajë çmimin më rëndë se të gjithë
Kopertina e “THE ECONOMIST” për këtë javë ka në fokus sulmet e Administratës së Donald Trump ndaj universiteteve elitare amerikane.
Sulmet kanë qenë të shpejta dhe të furishme. Brenda pak muajsh, administrata Trump ka anuluar mijëra grante kërkimore dhe ka mbajtur miliarda dollarë nga shkencëtarët.
Projektet në Harvard dhe Columbia, ndër universitetet më të mira në botë, janë ndërprerë papritur.
Një masë e propozuar buxhetore synon të shkurtojë deri në 50% nga organet kryesore të financimit të kërkimit të Amerikës.
Për shkak se aftësitë teknologjike dhe shkencore të Amerikës janë në nivel botëror, SHBA ka qenë prej kohësh një magnet për talentet. Tani disa nga mendjet më të ndritura të botës po kërkojnë me padurim të ikin - shkruhet në përmbledhjen e analizës kryesore të The Economist.