Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Mbi 50 për qind e ndërmarrjeve aktive pa asnjë të punësuar në vendin tonë

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Mbi 50 për qind e ndërmarrjeve aktive pa

INSTAT publikon për herë të parë të dhëna mbi demografinë e ndërmarrjeve në Shqipëri, për periudhën 2021-2023. Nga të dhënat rezulton se shumica e ndërmarrjeve aktive nuk kanë asnjë të punësuar. 61,5 % e ndërmarrjeve të mbyllura rezultojnë pa të punësuar me pagesë dhe pas pandemisë shumica e bizneseve të mbyllura janë biznese të vogla. Në vitin 2023 u mbyllën 810 ndërmarrje gjithsej, por u hapën mbi 13 mijë.  

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023:

• Numri i ndërmarrjeve aktive ishte 125.736;

• Numri ndërmarrjeve të reja ishte 13.346;

• Numri i ndërmarrjeve të mbyllura ishte 810.

Aktivitetet ekonomike me përqindjen më të madhe të ndërmarrjeve aktive gjatë vitit 2023 ishin:

• Tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me 35,2 %;

• Akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 14,3 %;

• Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 7,9 %.

 

Aktivitetet ekonomike me përqindjen më të madhe të ndërmarrjeve aktive gjatë vitit 2023 ishin:

• Tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me 35,2 %;

• Akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 14,3 %;

• Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 7,9 %.

 

Aktivitetet ekonomike me përqindjen më të lartë të punësimit gjatë 2023 ishin:

 • Tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me 21,8 %; 

• Industria përpunuese me 15,5 % 

• Ndërtimi me 9,1 %.

 

Gjatë vitit 2023, aktivitetet ekonomike me përqindjen më të madhe të ndërmarrjeve aktive sipas madhësisë së tyre, janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

• 51,1 % e ndërmarrjeve aktive rezultojnë pa të punësuar me pagesë;

• 37,1% e ndërmarrjeve aktive rezultojnë me 1-4 të punësuar me pagesë;

• 5,4 % e ndërmarrjeve aktive rezultojnë me 5-9 të punësuar me pagesë;

• 6,4 % e ndërmarrjeve aktive rezultojnë me 10 ose më shumë të punësuar me pagesë.

 

Gjatë vitit 2023, aktivitetet ekonomike me përqindjen më të madhe të ndërmarrjeve të mbyllura sipas madhësisë së tyre, janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

• 61,5 % e ndërmarrjeve të mbyllura rezultojnë pa të punësuar me pagesë;

• 28,5 % e ndërmarrjeve të mbyllura rezultojnë me 1-4 të punësuar me pagesë;

• 4,6  % e ndërmarrjeve të mbyllura rezultojnë me 5-9 të punësuar me pagesë;

• 5,4 % e ndërmarrjeve të mbyllura rezultojnë me 10 ose më shumë të punësuar me pagesë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH