Rritja e pagave në sektorin publik pa marrë parasysh produktivitetin është shoqëruar siç pritej me rritje të çmimeve, kryesisht të shportës bazë. Inflacioni më i lartë sipas të dhënave zyrtare të Instat vërehet në shportën e produkteve të konsumit.
Rritja e çmimeve dhe e kostos së jetesës ka varfëruar dhe rënduar edhe më tepër jetën për pjesën tjetër të popullsisë, e cila përpos se u nevojiten më shumë para që të përballojnë shpenzimet bazike nuk kanë përfituar as nga indeksimi, pas hapjes nga pandemia.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2025, arriti 119,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Kjo do të thotë se kosto e jetesës është dyfishuar pas pandemisë, ndryshe nga të ardhurat për shumicën e qytetarëve.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, nga rritja e çmimeve ndikuan kryesisht ushqimet. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 6,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,2 %, “mish” me 3,5 %, “bukë dhe drithra” me 1,4 %, etj.
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025, krahasuar me Mars 2025 është 0,1 %.
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025, krahasuar me Mars 2025 është 0,1 %.
Në krahasim me vendet e tjeta inflacioni në vendin tonë është në mesataren e BE. Dallimi është se në BE rishpërndarja e të ardhurave është më e drejtë teksa pas hapjes nga pandemia përfituesit më të mëdhenj nuk ishin rrogëtarët e shtetit por shtresat dhe individët më të prekur nga kriza e çmimeve që u thellua edhe më tepër, nxitur nga lufta dhe pushtimi i Ukrainës.