Ekonomi

Bien sërish eksportet për muajin prill, Kina partneri i dytë kryesor tregtar me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale

Bien sërish eksportet për muajin prill, Kina partneri i dytë

Vijon rënia e eksporteve.

Në Prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5 %, në krahasim me Mars 2025.

Importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,5  % në krahasim me Mars 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 4,3 %, krahasuar me Prill 2024 dhe me 9,3 %, në krahasim me Mars 2025. 

Bien sërish eksportet për muajin prill, Kina partneri i dytë

Në këtë katër-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2,3 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 277 mld lekë, duke u ulur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 144 mld lekë, duke u ulur me 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024. 

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 54,9 %, të gjithë tregtisë. Në Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 64,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,8 % të importeve gjithsej.

Bien sërish eksportet për muajin prill, Kina partneri i dytë

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (25,8 %), Kina (8,9 %), Turqia (7,9 %), Greqia (7,4 %). 

Bien sërish eksportet për muajin prill, Kina partneri i dytë

Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar-Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 67,4 %  të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,4 % të importeve gjithsej. 

Bien sërish eksportet për muajin prill, Kina partneri i dytë

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (8,7 %) dhe Greqia (7,8 %).

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH