Në Mars 2025, akomodimet regjistruan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netë-qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Totali i vizitorëve u rrit me 21.9%, me jorezidentët që shënuan një rritje prej 27.3% dhe rezidentët me 13.9%. Totali i netëqëndrimeve u rrit me 30.8%, me jorezidentët që u rritën me 32.1% dhe rezidentët me 28.4%.
Rritja më e madhe e vizitorëve jorezidentë u regjistrua në zonat jo-bregdetare (+20.6%) dhe në hotele dhe akomodime të ngjashme (+27.6%).
Në mars 2025, shumica e vizitorëve jorezidentë që qëndruan në akomodimet në Shqipëri erdhën nga Italia (23%), Kosova (15%) dhe Gjermania (10%).
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 7% dhe 3% të vizitorëve, ndërsa 42% e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna pasqyrojnë trendin e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Shkalla e zënies së dhomave të hoteleve arriti në 18.4%, krahasuar me 17.3% në mars 2024.