Politikë

FOTO E DITËS: Rama shkon në selinë rozë, por një grua e ndalon në mes të rrugës, çfarë i tha?

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Rama shkon në selinë rozë, por një grua e

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në selinë e Partisë Socialiste.

Në hyrje të selisë ai është ndalur nga një zonjë e moshuar e cila e ka uruar për suksesin në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa është pyetur nga gazetarët për një koment mbi rezultatin, kreu i qeverisë është përgjigjur i buzëqeshur:

“Të mbarojnë një herë zgjedhjet, pastaj”.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e katërt, me një rezultat historik, pasi projeksioni i deritanishëm i jep plot 82 mandate. Partia Demokratike parashikohet të marrë 52 mandate, Partia Social Demokrate 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat duket se do të marrin edhe Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH