Ekonomi

HISTORI SUKSESI / Fabian Kamberi, kush është sipërmarrësi shqiptar nën 30-vjeç i përzgjedhur nga FORBES

Shkruar nga Liberale

HISTORI SUKSESI / Fabian Kamberi, kush është sipërmarrësi

Një i ri shqiptar mes startup-eve më të suksesshme në Evropë për vitin 2025

Një i ri i talentuar shqiptar është përfshirë në listën e sipërmarrësve të rinj më të spikatur të Forbes për vitin 2025

Fabian Kamberi, sipërmarrësi i ri me origjinë shqiptare, është përfshirë në listën prestigjioze të Forbes Under 30 Europe 2025, në kategorinë “Sports & Games”.

Fabian Kamberi është bashkëthemelues i SLAY, një “Startup” që përdor teknologji të reja si IA për të krijuar gjeneratën e ardhshme të aplikacioneve për konsumatorët në lojëra dhe mediat sociale. Startup-i ka më shumë se 20 milionë dollarë fonde nga Accel Ventures dhe partnerë të tjerë si Scooter Braun, Riccardo Zacconi, Harry Stebbings dhe Scott Belsky. Aplikacioni i tyre kryesor (i cili fuqizohet nga IA dhe u mundëson përdoruesve që të rrisin virtualisht një kafshë shtëpiake) po i afrohet 10 milionë përdoruesve.

HISTORI SUKSESI / Fabian Kamberi, kush është sipërmarrësi

 “SLAY” po revolucionarizon industrinë e aplikacioneve sociale dhe të lojërave përmes teknologjive të avancuara si inteligjenca artificiale. Një nga sukseset më të mëdha të SLAY është loja sociale Pengu, ku përdoruesit rrisin dhe ndërveprojnë me penguinë virtualë në një mjedis të ngjashëm me metaversin. Aplikacioni ka tërhequr mbi 10 milionë përdorues dhe ka siguruar 20 milionë dollarë investime, me mbështetës të njohur si Accel, Scooter Braun dhe Harry Stebbings.

Përveç kësaj, SLAY ka lançuar edhe aplikacionin frfr (“for real for real”), një platformë sociale e fuqizuar nga AI që lejon dërgimin e mesazheve zanore anonime me zëra të personazheve të famshëm, duke sjellë një qasje të re në komunikimin dixhital.

Kamberi, vetëm 25 vjeç, është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë, duke treguar se inovacioni dhe suksesi ndërkombëtar janë të arritshëm përmes përkushtimit dhe vizionit të qartë.

Përmes një postimi në LinkedIn, Fabiani reagoi me humor dhe modesti ndaj lajmit: - “Faleminderit Forbes që përfshive ekipin e SLAY dhe mua në listën “30 Under 30”.

Kamberi nuk është vetëm një sipërmarrës. Ai është një arkitekt i së ardhmes digjitale, duke ndërtuar komunitete zhvilluesish në Berlin dhe lançuar platforma sociale si frfr, që kombinon AI dhe ndërveprimin e zërit në një mënyrë të paprecedentë. Përfshirja në Forbes është një arritje që e vendos emrin e tij krah inovatorëve më të mëdhenj në Europë dhe një dëshmi se suksesi shqiptar nuk njeh kufij.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH