Politikë

Humbi mandatin e deputetit, por Lefter Maliqi ka një ARSYE për të festuar!

Shkruar nga Liberale

Humbi mandatin e deputetit, por Lefter Maliqi ka një ARSYE për të

Kandidati i PD-ASHM në listë të hapur, Lefter Maliqi nuk ka siguruar votat e duhura dhe tashmë nuk do të ketë një mandat deputeti në Kuvendin e katër viteve të ardhshme.

Por megjithatë Maliqi sot ka arsye për të festuar pasi vajza e tij ka ditëlindjen. Ajo është vëzhguese në KZAZ 67, ku u surprizua nga i ati, i cili erdhi enkas për të uruar të bijën. 

Ndërkohë, gjatë një interviste më herët Maliqi u shpreh i bindur se opozita do të fitojë në rang vendi, ndërsa sipas tij në Qarkun e Beratit, edhe pse një zonë e majtë, opozita do të fitojë 4:3.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH