Çfarë dëshiron Putin - dhe si duhet ta pengojë atë Europa? Shumë europianë janë të vetëkënaqur me kërcënimin që paraqet Rusia dhe e keqkuptojnë mënyrën se si ta dekurajojnë presidentin e saj.
Analizën kryesore të javës, “The Economist” ia ka dedikuar Vldamiri Putin dhe synimeve të tij.
“Vladimir Putin është një agresor që duhet të dekurajohet. Por për ta bërë këtë vendet evropiane duhet ta kuptojnë kërcënimin që paraqet presidenti i Rusisë”.
“Në sheshin e kuq më 9 maj Vladimir Putin do të festojë Ditën e Fitores, duke shënuar humbjen e Gjermanisë naziste”.
“Parada dikur përfshinte aleatët e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore. Sot, ndërsa Putin synon atë që ai në mënyrë absurde e pretendon si një tjetër qeveri "naziste" në Ukrainë, kjo sinjalizon se si Rusia qëndron me vendosmëri kundër Perëndimit. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë Evropën”.
Synimet e tij janë zgjeruar për të justifikuar humbjet në Ukrainë. Ajo që filloi si një operacion ushtarak special pranë vendit, është shndërruar në një luftë ekzistenciale kundër armiqve të largët. Ky është një ndryshim i thellë – shkruan “The Economist” në përmbledhjen e analizës së javës.
/Liberale.al/