Ekonomi

Balluku viziton fabrikën në Zharrëz të Patosit: Paga dhe kushte dinjitoze pune

Shkruar nga Liberale

 

Balluku viziton fabrikën në Zharrëz të Patosit: Paga dhe 

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku zhvilloi një vizitë në një fabrikë të çelikut në Zharrëz të Patosit, e cila përpunon çelik për tavolina dhe produkte të tjera metalike. Ajo e vlerësoi fabrikën si një model të suksesshëm për eksportin e mallrave shqiptare dhe të zhvillimit të prodhimit lokal.

Në bisedat me drejtuesit e fabrikës, u evidentua si shqetësim mungesa e punëtorëve të kualifikuar në sektorin e prodhimit të çelikut. Balluku theksoi rëndësinë e kushteve të mira të punës dhe nivelit të pagave si faktorë të rëndësishëm për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar.

“Informacioni është i rëndësishëm për tregun e punës. Nëse ata informohen, sepse është mirë të dinë që paguhen mirë dhe se kushtet e punës janë të mira. Për ta është më mirë të qëndronin në vendin e tyre se të shkojnë diku jashtë e të marrin mbase një pagë më të mirë, por duhen llogaritur kostot e jetesës atje gjithashtu”, tha Balluku.

Ajo tha se pjesa më e madhe e bizneseve që po ngrihen, janë nga ata që e kanë provuar emigrimin. Balluku theksoi rëndësinë e projekteve zhvillimore përgjatë vijës bregdetare Seman-Klos, të cilat, sipas saj do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanive dhe nxitjen e mëtejshme të punësimit dhe prodhimit lokal.

Ajo deklaroi se zhvillimi i sektorëve të prodhimit dhe eksportit është kyç për forcimin e ekonomisë shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim rajonal.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH