Ekonomi

Kopertina e THE ECONOMIST: 1,361 ditët e mbetura të Trump

Shkruar nga Liberale

Kopertina e THE ECONOMIST: 1,361 ditët e mbetura të Trump

”Trump është një revolucionar. A do të ketë ai sukses në mandatin e dytë?
Deri tani ai i ka shkaktuar dëme të pariparueshme Amerikës” - shkruan “The Economist” në analizën kryesore të javës.

100 ditët e para hiperaktive të mandatit të dytë të Donald Trump kanë qenë më të rëndësishmet e çdo presidenti të këtij shekulli, dhe ndoshta që nga koha e Franklin D. Roosevelt.

Përpara inaugurimit, amerikanët pyesnin veten se çfarë lloj qeverie kanë zgjedhur për t’i udhëhequr në katër vitet e ardhshme. Ky debat tani ka mbaruar.

Z. Trump po udhëheq një projekt revolucionar që aspiron të ribëjë ekonominë, burokracinë, kulturën dhe politikën e jashtme, madje edhe vetë idenë e Amerikës.

Në përmbledhje të analizës, pyetja që shtron “The Economist” për 1,361 ditët e mbetura të Trump është: a do të ketë sukses ai?
Vetë titulli “edhe 1,361 i kanë mbetur” nënkupton ironikisht se, sikur më shpejt të largohej, më mirë do të ishte për ekonominë amerikane dhe atë globale.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH