Ekonomi

Turizmi në shqipëri,shifrat e vizitorëve deri më tani

Shkruar nga Liberale

 

Turizmi në shqipëri,shifrat e vizitorëve deri më tani

Edhe pse numri i turistëve në muajin mars ka shënuar një rënie të ndjeshme sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, perspektiva për sezonin veror mbetet optimiste.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit dhe Hotelerisë, Zak Topuzi, thekson se kjo rënie lidhet kryesisht me dinamikat e fushatës zgjedhore dhe nuk përfaqëson prirjen afatgjatë të sektorit.

“Ka pasur një rënie diku te 2,5% për këtë periudhë, por mendojmë se efekti kryesor është efekti i zgjedhjeve. Në çdo vend ku ka zgjedhje ka një tërheqje të njerëzve. Treguesit e tremujorit janë gati 360 mijë shqiptarë më shumë që kanë dalë jashtë sesa të huaj të ardhur. Ky është efekti i liberalizimit të fluturimeve dhe uljes së çmimit në Aeroportin e Rinasit,” tregon z.Topuzi.

Sipas Topuzit, Shqipëria është në prag rritje të turizmit.

Nga viti 2025 deri në vitin 2040 parashikohet një dyfishim i numrit të turistëve në vend, duke theksuar rëndësinë e shtimit të kapaciteteve akomoduese për të përballuar fluksin në rritje.

Ndërkohë, të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, në transportin ajror kanë operuar 19 shoqëri ajrore, 18 prej të cilave të huaja dhe vetëm një shoqëri shqiptare. 

Kjo pasqyron interesin e lartë ndërkombëtar për tregun shqiptar dhe potencialin në rritje të turizmit ajror.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH