Ekonomi

Tatimi mbi pagat mbush arkën e shtetit. 1.8 miliardë euro në 3 muaj, 211 milionë vetëm nga pagat

Shkruar nga Liberale.al
Tatimi mbi pagat mbush arkën e shtetit. 1.8 miliardë euro në 3

Në tre muajt e parë të vitit 2025, të ardhurat totale të shtetit arritën në 181.1 miliardë lekë (rreth 1.84 miliardë euro), duke shënuar një rritje prej 10.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Tatimi mbi të ardhurat personale ka kontribuar në mënyrë të veçantë në këtë rritje, duke arkëtuar 20.7 miliardë lekë (rreth 211 milionë euro), që përbën një tejkalim prej 18.5% të planifikimit për këtë periudhë. Ky rezultat është pasojë e rritjes së pagave dhe masave për formalizimin e punësimit, të cilat kanë çuar në një rritje të numrit të punonjësve të regjistruar dhe të pagave mesatare.

Po ashtu, të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore arritën në 43.9 miliardë lekë, me një rritje prej 11.9% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja u rritën me 4.8 miliardë lekë, duke arritur në 56.6 miliardë lekë.

Megjithatë, ky rritje e të ardhurave nuk është shoqëruar me një rritje të shpenzimeve kapitale. Në tre muajt e parë të vitit 2025, shpenzimet kapitale ishin 8.2 miliardë lekë, ose 31% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH