Aktualitet

U lënduan në protestën e sotme, krerët e policisë së Shtetit vizitojnë 3 efektivët e dëmtuar në spital

Shkruar nga Liberale
U lënduan në protestën e sotme, krerët e policisë

Në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë nuk kanë munguar as incidentet, të cilat çuan në lëndimin e tre punonjësve të Policisë së Shtetit.

Drejtori i DVP Tiranë, Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar të lënduarit në spitalin e Traumës dhe kanë siguruar se ata do të marrin çdo ndihmë të nevojshme nga stafi mjekësor.

Incidenti ndodhi pasi demonstruesit hodhën lëndë piroteknike drejt policisë që ishte e vendosur për sigurinë para selisë së Kryeministrisë sipas njoftimit të policisë.

Një efektive ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë janë lënduar në fytyrë dhe dorë. Ata janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH