Aktualitet

Sarandë/Arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi, tentoi të trafikonte emigrantë drejt BE-së

Shkruar nga Liberale.al

 

Sarandë/Arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi, tentoi të

Një tjetër rast i tentativës për trafikim të emigrantëve është goditur nga Policia e Sarandës. Një 30-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ndihmuar emigrantë të huaj të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se shtetasi A. N., 30 vjeç, ishte identifikuar nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, si personi që kishte siguruar bileta udhëtimi për disa emigrantë të huaj, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm të kufirit.

“Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një 30-vjeçar nga Durrësi, i cili dyshohet se kishte siguruar bileta udhëtimi për disa emigrantë të huaj, me qëllim kalimin e tyre ilegal drejt vendeve të BE-së,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Policia ka përsëritur apelin për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke garantuar anonimat dhe ndërhyrje të menjëhershme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH