Aktualitet

Reagimi i SPAK, mbi vlerësimin nga Komisioni Europian për punën e tij

Shkruar nga Liberale

Reagimi i SPAK, mbi vlerësimin nga Komisioni Europian për punën e

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas vlerësimit nga Komisioni Europian për rezultatet e saj të vazhdueshme.

Komisioni Europian ka vlerësuar kontributin e SPAK-së gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, që u zhvillua më 11 dhe 12 shkurt 2025, ndërsa theksoi rolin e saj të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Njoftimi i SPAK:

Nga njoftimi i SPAK, Komisioni Europian ka theksuar se ky institucion ka kontribuar në krijimin e një historiku të besueshëm të rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH