Aktualitet

Plaçkitën Selanikun, prangoset shqiptari në Greqi, në kërkim shoku i tij

Shkruar nga Liberale
Plaçkitën Selanikun, prangoset shqiptari në Greqi, në

Policia greke arrestoi pasditen e djeshme një nga dy autorët, lidhur me grabitjen e një punonjësi karburanti.

Mësohet se dy grabitësit kanë kërcënuar dhe rrahur punonjësin e karburantit në zonën e Stavroupolit në Selanik, për t'i vjedhur të gjitha paratë që kishte, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme.

Megjithatë, një nga dy autorët që grabitën punonjësin në zonën e Stavroupoli, në perëndim të Selanikut ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve të Policisë greke bëhet fjalë për një 31-vjeçar me origjinë shqiptare.

Ndërkaq po vijojnë hetimet dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorit të tij 26-vjeçar, gjithashtu me kombësi shqiptare.

Sipas burimeve policore, i arrestuari ka qenë edhe më herët me precedentë penalë për vepra të ndryshme si grabitje e drogë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH