Aktualitet

Pashkët sjellin emigrantët në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kakavijës

Shkruar nga Liberale

Pashkët sjellin emigrantët në atdhe, fluks në pikën

Festa e Pashkës ortodokse ka rritur ndjeshëm fluksin e lëvizjes në doganën e Kakavijës.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, përgjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar nga të dyja anët e kufirit me Greqinë 10.700 persona dhe 3.656 automjete.

Fluksi më i lartë është regjistruar në hyrje të tokës shqiptare, ndërsa bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen për t’i kaluar Pashkët në vendlindjen e tyre. 

Në 24 orët e fundit kanë qenë 7.740 persona dhe 2.796 automjete që kanë hyrë në Shqipëri. Aktualisht, stafet e të dyja policive në Kakavijen shqiptare dhe atë greke janë angazhuar për shmangien e radhëve të pritjes në kufi në këto ditë Pashkësh.

Policia shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke me 2 sportele në dalje dhe 1 në hyrje.

Gjatë paradites së së premtes në Kakavije nuk janë regjistruar radhë pritjeje në sportelet e kontrollit të dokumenteve. Fluksi i lartë i lëvizjes në kufi pritet të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës.

Krahasuar me vitet e kaluara numri i emigranteve që po kthehen në Shqipëri me rastin e festes së Pashkës është më i ulët, ndërsa lëvizja e tyre drejt vendit tonë serish janë riregjistruar në orët e para të mëngjesit, kohë që përkon edhe me orarin e lëvizjes se autobuseve. Sa i takon shtetasve që kanë lënë pas vendin tonë ata janë rreth 3 mijë persona.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH