Në 12 qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, të cilat u mbajtën një ditë më parë.
Procesi i numërimit po vijon prej orësh edhe në qarkun e Vlorës. Raportohet se deri më tani janë numëruar 153 kuti nga 449 në total.
Partia që kryeson është Partia Socialiste, me 17326 vota.
E dyta renditet koalicioni opozitar me 8448 vota.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1752 vota.