
Një aksident tragjik me 4 viktima ka ndodhur në Fushë-Prezë gjatë orëve të vona të natës, pasi një automjet është përplasur me një betoniere, duke shpërthyer më pas në flakë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj kanë humbur jetën pasi janë bllokuar në mjet dhe janë djegur pa pasur mundësi që të dalin.
Personat që humbën jetë pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë 4 të rinj përkatësisht, drejtuesi i automjetit 25-vjeçari E.l dhe tre pasagjerët E.K, 20 vjeç, E.l, 20 vjeç dhe A.l, 22 vjeç.
Sipas policisë drejtuesi i betonieres 24-vjeçari A. K, është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit ndërsa më vonë është bërë i mundur ndalimi i tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale për katër të rinjtë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç. Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.