Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një mjeti në qytetin e Laçit dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës i plagosuri 24-vjeçari Gerald Bitri.
Të plagosurit janë Amarildo Ndoj vazhdon në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion, pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërsa 3 të tjerët, Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj, Angjelina Gjezaj, ende janë në spital po jashtë rreziku.
Si nisi sherri mes të rinjve?
Policia tha se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta, për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale, dhe më pas ka vijuar me përdorimin e armëve.
Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.
Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.
Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person.