Aktualitet

Nëna nuk mbahet dot: O Ilaria o shpirti im, shqiptarja përcillet në banesën e fundit

Shkruar nga Liberale
Nëna nuk mbahet dot: O Ilaria o shpirti im, shqiptarja përcillet

Mes lotëve dhe dhimbjes nga familjarët, të afërmit dhe shoqëria e saj, u përcoll për në banesën e fundit shqiptarja Ilaria Sula.

Momente të dhimbshme ishin për nënën e Ilarias, kur arkëmorti me trupin e shqiptares u largua nga godina ku u mbajt ceremonia mortore, ndërsa ajo thërriste vajzën e saj që ta dëgjonte.

“Shpirti i mamit, zemra e mamit, të këqen mami ty, o Ilaria, o shpirti im, o jeta ime, o e bukura mamit, o zemra ime o Ilaria. A e dëgjon mami, o zemra ime, a e dëgjon mamin, merr dhe mamin me vete që të mos rish vetëm aty, të keqen mami, vdeksha mami për ty o Ilaria. Mami e kam dhënë llafin, do ta çoj deri në fund, do bëhem e fortë për ty, o zemra ime, të keqen mami për shpirtin tënd, o drita e syve të mi”.

Familja e Ilaria Sulës ka kërkuar drejtësi dhe këtë e ka bërë përmes babait të saj, Flamurit, në fund të varrimit të kremtuar në Terni. “Ai duhet të kalbet në burg,” – tha ai.

“Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund, sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll,” shtoi ai, për të falënderuar më pas të gjithë policinë.

“Të gjithë njerëzit që erdhën, flasin të pikëlluar,” tha vëllai i saj, Leoni. Kur kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi, përmendi faljen, një grua që merrte pjesë në funeralin bërtiti: “Burgim të përjetshëm.”

Babai i Ilarias, nënvizoi më tej: “Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje.” Në atë moment, thirrja “burg përjetë” e shoqëruar me duarrokitje të gjata.

Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare, u vra në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH