Astrologen Meri Shehu e kemi parë të rifreskojë diçka në pamjen e saj pasi muaj më parë u shfaq me flokë të kuqërremtë duke u larguar nga biondja.
Sot ajo u shfaq me një tjetër ndryshim në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan pasi mbante syze të cilat në pamje të parë duken si optike. Astrologia sqaroi se arsyeja nuk është aspak ndonjë problem me shikimin, por thjesht po luan me trendet.
Rudina Magjistari: Jam e sigurt që sot po habiten të gjithë se po të shohin me syze. Optike apo jo?
Meri Shehu: Jo, është e modës. Thashë të bëjmë një stil.
Rudina Magjistari: Të shkojnë shumë!
Meri Shehu: Faleminderit! Bëjmë parapërgatitje kur të na vijë koha për të vendosur syze.
Rudina Magjistari: Si doktoreshë e shpirtrave, na ke pak në dorë tani kështu që të shohim si do të na i kesh gatuar yjet, energjitë, grimcat e fatit