
Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Aldo Marku ishte i ftuar në “Fan Club”, ku komentoi për herë të parë lajmet që qarkullojnë për të në rrjet.
Ai mohoi kategorikisht një nga pretendimet më të përfolura: “Që nuk qenkam ndarë kurrë nga ish-bashkëshortja? Kjo është komplet e pavërtetë.”
Në studio u diskutua edhe një video virale, ku Aldo shfaqet në një moment të afërt me Rizartën, një nga ish-banoret e shtëpisë. Komentet nuk kanë munguar, por Aldo i sqaroi gjërat:
“Ajo është një vajzë që merret me palestër. Nuk ka shanse, asgjë e asaj natyre.”
Moderatorja Heidi Baci ndërhyri me humor: “Për muskujt e barkut folëm ne…”
Përgjigjja e Aldos ishte e prerë: “Ekzakt. Asgjë mes e poshtë. Jo, jo.”