
Rozana Radi është shpallur finalistja e parë e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”.
Ajo ishte në një televotim kokë më kokë me Gerta Gixharin, duke u shpallur finaliste nga publiku.
Gerta Gixhari ditën e djeshme është shfaqur e përlotur, duke e përjetuar emocionalisht momentin.
Ajo u shpreh se nuk ia fal vetes këtë rezultat.
Duke iu drejtuar Gjestit se do ta pranonte më lehtë të fitonte ai, por jo Rozana apo Laerti.
“Për Zotin e madh me fitu ti e pranoj, por me fitu ata nuk e pranoj”, tha ajo mes lotësh.