
Debati mes Anduelit dhe Albës ishin një nga dinamikat e javës në Ferma VIP. Kjo e fundit ka hedhur akuza të forta ndaj Anduelit, duke thënë se ai ngacmon vajzat e fermës edhe pse jashtë ka një lidhje.
Por, as Andueli nuk i ka kursyer deklaratat ndaj saj. Gjatë spektaklit, ai e ka cilësuar lojën e Albës të dobët.
Këngëtari ka thënë se arma e saj e vetme është kur vesh minifund dhe del para kamerave
Andueli: Alba e tregon sa lojtare e fortë është kur vesh minifundin dhe del para kamerave. E vetmja gjë që më vret janë fjalët që kjo nxjerr nga goja. Mundohet të më vendos mua në siklet, shiko se je i martuar. Nuk jam i martuar, jam në një lidhje, një marrëdhënie. E kuptoni çfarë loje po luan?
Albano: Çfarë lidhje ka kjo? Të gjitha gocat me minifund janë
Andueli: E kupton dot ti të të thoj dikush je i martuar, mos shih. Çfarë lidhje ka, mos e vish minifundin.
Luana: Nuk është e hijshme ti thuhet një vajze çfarë duhet të veshi. Le të veshin çfarë t’iu dojë kokrra e qejfit.