Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Liberale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në qelinë e Durrësit, është regjistruar edhe si banor i këtij qyteti.

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Kjo bën që Veliaj të mos votojë në parlamentaret e 11 majit për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, por vota e tij do të shkojë për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt të këtij viti, nën akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH