Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tjetër video-humoristike dhe ironizuese për kundërshtarët e tij politikë.
Rama ka ndarë një video ironizuese ku janë animuar tre personazhe, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj, të cilët ai me ironi thotë se ata do ta fusin Shqipërinë në BE.
"MIRËMËNGJES, dhe me shfaqjen e re të Teatrit të Kukullave për të rritur, duke falenderuar dy krijuesit e rinj të cilët m’i dërgojnë këto perla humoristike, bashkë me kërkesën e postimit në këtë faqe që ua plotësoj me shumë qejf, ju uroj të diel të paqtë," shkruan Rama krahas videos.
Dialogu ne videon e animuar te postuar nga Rama:
Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?
Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!
Basha: Revolucioni ka ardhur! 7×7=313
Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!
Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!
Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!
Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!
Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.
Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!
Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.
Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.
Lapaj: E di atë!
Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!
Lapaj: Ashtu jam!
Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!
Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!
Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.