Hilë Mosi dhe Luigj Gurakuqi, dy deputetë dhe atdhetarë të shquar në një foto historike para Revolucionit të Qershorit, kur ishin pjesë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë (marrë nga faqja në Instagram: antikakionina)
Është më e njohur historia e Luigj Gurakuqit. Hilë Mosi ishte bashkëudhëtar për çështjen kombëtare me Át Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Abatin e Mirditës Preng Doçin, Kapidanin e Mirditës Preng Bin Dodën.
Hilë Mosi ishte delegat dhe sekretari i Kongresit për Gjuhën Shqipe në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Kryetar i Komisionit të Alfabetit ishte Gjergj Fishta. Nga ana tjetër Luigj Gurakuqi Nënkryetar i Kongresit të Manastirit.
Muajin që kaloi u bënë 100 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit në Bari të Italisë. Hilë Mosi ndërroi para kohe jetë në Tiranë, më 21 shkurt 1933.