Politikë

FOTO E DITËS: Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s i shkon në zyrë presidentit Begaj

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s i shkon në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.

Kreu i Shtetit tonë pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s.

Begaj theksoi se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë.

“Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH