
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në orën 9.00 në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani.
Gjithashtu pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje pas zvarritjeve të shumta.
Kujtojmë se seanca e mëparshme, më 24 prill, u shty pasi avokatët e Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për njëanshmëri. Por kërkesa u rrëzua pak ditë më vonë, më 28 prill nga GJKKO, duke konfirmuar vijimin e procesit nga e njëjta gjyqtare.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha rëndon akuza e korrupsionit. Dhëndri i tij Jamarbër Malltezi (aktualisht në arrest shtëpie) si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa ndaj dy të tjerëve, ortaktut të Malltezit Xhimi Begeja dhe Andia Pustinës, financieres së kompanisë “Homeplan” rëndon akuza e pastrimit të parave.