Lajmin e bukur e ka dhënë vetë partnerja me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tregoi emrin e veçantë që i kishin vendosur djalit.
“Ky është Amor, dashuria më e madhe e mamit dhe babit. Për të gjithë ata që kanë kuriozitet të dinë si duket, mereni me mend @andi.shehi2 në miniaturë,” shkruante Enki e cila nënkuptoi se vogëlushi i ngjan Andit.
Rikujtojmë që pas fejesës, në intervistën e tyre të parë, çfiti Andi-Enki dhan lajmin e bukur se ishin në pritje kaq të ëmbël.
Në nëntor të 2024 ata bënë me dije gjithashtu gjininë e bebit në një ‘baby gender’ mjaft interesant.
“Ne jetën time kam përjetuar shumë emocione të ndryshme të cilat më kanë sjelle buzëqeshje, lot, të dridhura, ankth por çdo gjë ndryshoi këtë ditë. Dita ku unë mora vesh që do te bëhesha baba! Këtë ditë vërtet i kam ndjerë të gjitha këto emocione në të njëjtën kohë, në të njejtin çast, dhe s’po dija si ti shprehja… Dita më e bukur e jetës time! Faleminderit Zotit dhe faleminderit @enki_nako për këtë bekim! Jua uroj të gjithëve ta provoni si ndjesi“, shkruan Andi krahas postimit të tij.
Me anë të disa postimeve që vetë influencerja publikoi në rrjetet e saj sociale u kuptua qartë që dyshja do të bëheshin prindër të një djali.