Politikë

Kryeministri Rama: Agron Shehaj është 'ballist'!

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Rama: Agron Shehaj është 'ballist'!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme takimin përmbyllës në qytetin e Lezhës. Kreu i qeverisë tha se kush hedh vota pas partive të reja, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, por e bëjnë për inat të partive të mëdha.

Mes të tjerash kryeministri shtoi se “partitë e reja janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe”.

“Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, por e bëjnë nga inati për partitë e mëdha. Po ai Agron Shehaj, një ballist është, po kur je mes bufit thua hajde t’ja japim këtij ballistit. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe, s’është çështje inati me mua dhe me ne”- tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH