Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, humbi djalin e saj të vetëm në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që ai u përball gjatë asaj kohe, më 6 maj të vitit 2018.
Në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të saj, politikania ka bërë një dedikim prekës për të birin.
Açka ka ndarë një foto sot me djalin e saj të ndjerë, ndërsa shprehet:
“7 vite, më të gjatat, pa ty. Patjetër rrugës, njëri do të jetë më i shkurtër”.
Kjo ngjarje ishte një tragjedi e madhe në jetën e shkrimtares, aq sa nëpër intervista të ndryshme ajo është shprehur se ende vijon të jetojë me ndjesinë se i biri një ditë do ta telefonojë.