Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar publikisht për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Në një analizë të gjatë, Doçi theksoi se Berisha nuk mund të shmangë përgjegjësinë ligjore dhe morale për çështje si afera e Gërdecit, privatizimi i kompleksit Partizani dhe Porto Romano. Sipas tij, “herët apo vonë, Berisha do të përfundojë në burg”, ndërsa shtoi se “edhe kur të vdesë, nuk do të shpëtojë nga njolla e hajdutit”.
Ai vuri në dukje se veprimet e Berishës nuk kanë qenë vetëm abuzive, por edhe shkatërruese për demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend. Një pjesë e rëndësishme e reagimit të Doçit lidhet edhe me mënyrën sesi Berisha ka trajtuar gazetarët, duke i sulmuar dhe kërcënuar në vend që të japë llogari. Ai theksoi se këto sjellje ishin ndër arsyet që çuan në shpalljen e tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.